• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Wuhani i ri i Europës”, si po i lë Vuçiç boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut të vdesin nga pandemia e koronavirusit

“Wuhani i ri i Europës”, si po i lë Vuçiç boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut të vdesin nga pandemia e koronavirusit

by albnews
8 July, 2020
in Albania, Bota, Kosova
0
5
VIEWS

Pas publikimit të disa videove nga Spitali i Përgjithshëm në ‘Novi Pazar’ në mediat sociale, të cilat tregonin pacientë të shtrirë në korridoret pasi shtretërit e spitalit ishin mbushur tashmë, në media shpërthyen edhe pretendimet se dhjetëra familje të tëra humbën jetën nga Covid-19.

E quajnë ‘Wuhani i ri i Europës’. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 në Sanxhak po del jashtë kontrollit. Në ato pak media që u drejtojnë mikrofonin, boshnjakët, shqiptarët dhe turqit që jetojnë në Novi Pazar thonë se po lihen të vdesin nga shteti serb dhe se kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë tejkaluar prej javësh. Pothuajse të gjithë kanë së dyshime se numri i vdekjeve nga koronavirusi në këto komuna është shumë mi e lartë ai që tregojnë statistikat zyrtare.

Pas publikimit të disa videove nga Spitali i Përgjithshëm në ‘Novi Pazar’ në mediat sociale, të cilat tregonin pacientë të shtrirë në korridoret pasi shtretërit e spitalit ishin mbushur tashmë, në media shpërthyen edhe pretendimet se dhjetëra familje të tëra humbën jetën nga Covid-19. Sikur të mos mjaftonte kjo, portali i sponsorizuar nga BE, “European Ëestern Balkans” shkruan sot se qeveria serbe ka porositur blerjen urgjente të qindra arkivoleve prej kallaji në Novi Pazar, duke ngritur shqetësimin se epidemia në Sanxhak ka marrë ritme të frikshme.

Kryeministrja serbe Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar vizituan Novi Pazarin me 30 qershor, ku u pritën nga një grup i qytetarëve të pakënaqur që i bërtisnin “të keni turp “, “hajdutë” dhe “largohuni”. Përkundër kësaj, Kryeministrja dhe Ministri iu drejtuan qytetarëve të mbledhur para Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar në prani të drejtorit të spitalit, Meho Mahmutoviç, i cili u shtrua në spital një ditë pas kësaj vizite për shkak të Covid-19.

Morgu 

“Ju keni dëgjuar se po mbahen nga 30 funerale në ditë dhe se respiratorët nuk po funksionojnë. Të gjitha këto janë tregues se sa shpejt po përhapen lajmet e rreme dhe dezinformimi, “tha Brnabiç para qytetarëve të mbledhur.

Sidoqoftë, portali serb “Nova.rs” thekson se qytetarët e pakënaqur të Novi Pazarit konfirmuan për gazetarët se lajmërimet e vdekjeve u hoqën natën para ardhjes së zyrtarëve nga Beogradi. Ky portal raporton se vetëm atë ditë, me 29 qershor, kishte rreth 30 funeralë, dhe se qytetarët tregojnë se të paktën 100 njerëz vdiqën në një periudhë prej shtatë ditësh.

“Merçenarët e regjimit e i hoqën lajmërimet, për të treguar se gjithçka është në rregull, se gjithçka lulëzon. Por njerëzit po vdesin. Njëqind njerëz vdiqën, mund tua garantoj, në një periudhë prej shtatë ditësh” thotë Aladin Paučinaç .

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?”

Serbia është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet në mes të pandemisë së koronavirusit. Dyshimet për manipulimin e statistikave zyrtare përpara zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmuan nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor (BIRN) një ditë pas zgjedhjeve duke publikuar një artikull që përmbante të dhëna nga sistemi zyrtar i informacionit shtetëror, sipas të cilit numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Serbia nga koronavirus është shumë herë më e lartë se sa është shpallur publikisht.

Pamje nga qyteti

BIRN gjithashtu shkruante se numri i personave të infektuar rishtas në javën që u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale ishte disa herë më i lartë se sa ishte paralajmëruar, gjë që ka çuar në supozime se numrat janë fshehur në mënyrë që sa më shumë njerëz të merrin pjesë në zgjedhje.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?” Kjo ishte pyetja e parë që qytetarët e Novi Pazarit i bënë kryeministres dhe ministrit. E para që foli ishte Senada Jašareviç, nëna e së cilës ndërroi jetë një natë para ardhjes së politikanëve, ndërsa në spital nuk ka vend për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë.

“Unë duhet të them se është gjithçka gënjeshtër. Është gënjeshtër që kemi oksigjen, që kemi punonjës shëndetësie, që kemi kushte. Ne nuk kemi asgjë, njerëz! Ka një kolaps të përgjithshëm të sistemit shëndetësor. Nuk na duhen deklarata, zgjedhjet kanë mbaruar. A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë? Se nënat, vëllezërit tanë? ”, i tha Jašareviç kryeministres.

Ajo shtoi se është e vërtetë që nuk ka asgjë në Novi Pazar, sepse nëna e saj vdiqa për shkak të mungesës së oksigjenit.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë më 2 korrik, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar ishte “më i miri i Serbisë”, duke iu përgjigjur pretendimeve se spitali nuk kishte më oksigjen dhe as respiratorë. “Sidoqoftë, nuk ka mjaft mjekë, infermierë dhe pajisje”, thonë punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar .

“Ne jemi të dekurajuar dhe nuk kemi më forcë të luftojmë. 11 njerëz vdiqën dje” tha njëri nga mjekët.

“Një nga një, edhe infermierët gjithashtu po sëmuren. Ne nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm, për 100 njerëz dhe po i kthejmë në shtëpi me pneumoni … Kapacitetet janë plot, dy persona po rrinë në një shtrat, ne bëjmë infuzione në korridor” tha një nga infermierët.

Një punonjës tjetër shëndetësor tregoi për “Nova.rs” se “ne nuk kemi pajisje, madje edhe as repiratorët që Presidenti Vuçiç na dorëzoi personalisht më 6 prill ishin vetëm një reklamë, por nuk ka as gjurmë prej tyre. Ne menaxhojmë dhe dhurojmë vetë, në mënyrë që të blejmë pajisjet mjekësore që shteti duhet të na kishte dhuruar, dhe më e keqja është se presidenti nuk përgjigjet, nuk ndihmon, thotë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa dhjetëra njerëz vdesin këtu çdo ditë. “

Një grup mjekësh dhe infermierësh i kanë kthyer shpinën në shenjë proteste kryeministres Ana Brnabić dhe ministrit Zlatibor Lončar. Qytetarët protestuan gjithashtu të Dielën, 5 Korrik, kur disa qindra prej tyre shkruan “Ndihmë” me trupat e tyre si një mesazh në qendër të qytetit. Më parë, shumë qytetarë të Serbisë, si dhe figura publike, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

Sidoqoftë, qytetarët e Novi Pazarit janë ende në qendër të epidemisë, dhe të dhënat zyrtare të fundit në dispozicion nga 7 korriku tregojnë se 15 persona vdiqën në 24 orët e fundit, se tetë persona janë në respirator, ndërsa 363 pacientë janë duke u trajtuar.

Marrë nga:Europeanwesternbalkans.

Previous Post

Besimi tek Jezusi dhe “rite” të tjera/ Këto 9 gjëra nuk i dinit për “Dëshmitarët e Jehovait”, si sillen me ata që nuk besojnë si ta

Next Post

Ushtria shqiptare nxjerr artilerinë e rëndë, pamje nga stërvitja e rrallë në Pashaliman

albnews

albnews

Related Posts

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown
Bota

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025
Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!
Albania

Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!

15 May, 2025
Next Post
Ushtria shqiptare nxjerr artilerinë e rëndë, pamje nga stërvitja e rrallë në Pashaliman

Ushtria shqiptare nxjerr artilerinë e rëndë, pamje nga stërvitja e rrallë në Pashaliman

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM