Xavi: Barca nuk do ta ndryshojë stilin e lojës që ka krijuar Cruyffi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Barcelonës, Xavi, është zotuar se do t’i qëndrojë besnik filozofisë së futbollit të vendosur nga legjendari Johan Cruyff duke thënë se nuk do ta ndryshojë ADN-në e skuadrës për shkak të një rezultati negativ.

Katalunasit u eliminuan nga Liga e Evropës duke pësuar nga Eintracht Frankfurti (3-2) në Camp Nou dhe shumëkush ka ngritur opinione se Blaugranët ndoshta duhet të ndryshojnë për të kërkuar rezultate dhe jo për ta zhvilluar stilin e tyre të lojës me mbajtje të topit, pasime dhe duke kërkuar golin me kombinime të shumta.

Megjithatë, trajneri aktual nuk sheh ndonjë arsye për ta ndryshuar një sistem, të cilin Barca e ka aplikuar në 30 vitet e fundit.

 “Me këtë stil i kemi fituar pesë Liga të Kampionëve. E ka krijuar Johan Cruyff. Ka dhënë fruta dhe rezultate. Duhet të përmirësohemi, por jo duke anuar. Duhet të besojmë, të korrigjohemi dhe të përmirësohemi. Nuk do ta ndryshojmë ADN-në tonë, sepse e kemi humbur një ndeshje apo një titull”, ka thënë Xavi.

Barcelona është 12 pikë prapa Real Madridi në garën për titullin e La Ligas (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe është matematikisht akoma në garë, porse objektivi mbetet qëndrimi në top-katërshe dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Share This Article