Barcelona ka rikthyer titullin e kampionit në La Liga pas katër viteve pritje.
Katalunasit janë shpallur matematikisht kampion katër xhiro para fundit të sezonit, ku kanë 85 pikë pas 34 ndeshjeve të zhvilluara.
Pas triumfit në kampionat, trajneri Xavi Hernandez ka thënë se është bërë një punë e mirë ku kanë kaluar 10 muaj me shumë sakrifica.
“Ndjenjë e mrekullueshme. Një punë e bërë mirë, e gjithë kjo filloi korrikun e kaluar, ishin 10 muaj punë dhe sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë”.
“Titulli na jep stabilitet dhe besim se gjërat po shkojnë mirë. E vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike. Ne ishim të shkëlqyer”.
“Ekipi përfundimisht u qetësua dhe kundërshtarët u treguan krenarë. Ne fituam La Ligën në një derbi, që nuk është një gjë e zakonshme. Ishte një skenar i veçantë dhe ne e diskutuam para ndeshjes”, deklaroi Xavi.
Ky është trofeu i vetëm i Barcelonës këtë edicion, pasi katalunasit janë eliminuar nga të gjitha garat tjera ku kanë marrë pjesë.