Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Xavi Hernandezit postin e trajnerit. Drejtuesit e klubit spanjoll nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Ronald Koeman.
Trajneri holandez e ka nisur në mënyrën më të dobët edicionin.
Klubi i madh po e sheh Xavin si zëvendësues ideal të Koemanit. Xavi aktualisht është në krye të skuadrës nga Katarit, Al Sadd.
Koeman ka aktualisht besimin e drejtuesve të klubit, por situata mund të ndryshojë me rezultate të tjera negative.

