Xhaçk: Djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje, tregoi nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale.

Ajo ka shkruar në Facebook se në stërvitjen “Strike Back 19” në Novo Selo të Bullgarisë, ku morën pjesë rreth 800 trupa nga pesë vende të ndryshme.

“Djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes; ndërveprimin dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s në fushën e betejës”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi nga stërvitja.

Share This Article