ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 14 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 15 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 17 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 17 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Xhaçka: Do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorë

albnews by albnews
5 January, 2021
in Albania
0
Xhaçka: Do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Olta Xhaçka ka marrë ditën e sotme detyrën si ministre e Punëve të Jashtme.

Xhaçka, në fjalën e saj si ministre gjatë konferencës për shtyp ku ishte i pranishëm ministri në detyrë, Gent Cakaj, i cili dorëzoi detyrën dhe kryeministri Edi Rama, tha se Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë, pasi është pasqyrë e shtetit shqiptar në sytë e botës.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Ndër të tjera ministrja premtoi se do të ngrejë menjëherë një grup pune me ambasadorët më me përvojë për të piketuar një serë hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit diplomatik.

“Kryeministër, Genti, nuk do të jetë e lehtë, t’ju zëvendësoj të dyve njëheri në drejtimin e politikës së jashtme! Nga ana tjetër, jam shumë e vetëdijshme, që puna që ju keni bërë, e bën punën time këtu më të lehtë. Sepse nuk do të më duhet të rishpik rrotën apo të nis çdo gjë nga zero. Përkundrazi.

Megjithatë një gjë dua ta bëj shume të qartë. Puna nuk është asnjëherë mjaft dhe unë nuk do të mjaftohem me atë që është berë apo që vartesit e mi janë mësuar të bëjnë. Unë dua më shumë, nga të gjithë, duke nisur nga vetja ime. Dhe parimi im në drejtimin e dikasterit është sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune në dispozicion të institucionit nga secili e secila.

Aq sa eksperienca e madhe është një aset i vyer në një institucion si ky, po aq rutina është një problem i madh kur duhen kapërcyer barriera të reja e duhen bërë pune të reja, siç është edhe puna me integrimin europian për shembull. Dhe në këtë drejtim, që është edhe prioriteti ynë nr 1, jam e kënaqur që puna ka qene intensive. Kryenegociatori duhet të marre jo vetëm përgjegjësinë që e ka marrë, po edhe mbështetjen e plotë nga zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri, duke u koordinuar prej tij dhe duke u përgjigjur para tij.

Rritja sasiore e cilësore përmes digjitalizimit të shërbimeve për shqiptarët jashtë atdheut duhet të vazhdoje me ritme te larta. Askush nuk duhet të ndjehet i lënë pasdore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohesh në konsullaten tonë ne Selanik apo në ambasadën tonë në Athine, jo vetëm nuk duhet te përseriten po duhet të mos harrohen asnjeëherë si mësim i madh për shërbimin tone konsullor.

Unë do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadoret me më shume përvoje për të piketuar një serë hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit tonë diplomatik dhe do t’ju ftoj të gjithëve te jepni idetë tuaja”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shtoi më tej se kjo ministri duhet të shkëlqejë më tej, sipas saj ashtu siç shkëlqeu Shqipëria në drejtimin e OSBE. “Kjo ministri duhet të shkëlqejë ne çdo drejtim, sepse është shëmbëlltyra e shtetit shqiptar në sytë e te huajve dhe te shqiptarëve jashtë kufijve.  Shkëlqimi i Shqipërisë në krye të OSBE është një mësim i madh për sa shume mund të bëjmë nëse organizohemi si duhet, nëse koordinohemi si duhet, nëse performojmë si duhet. I njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria do të ulet për herë të parë në historinë e saj pas një viti dhe siç kuptoj  nuk kemi me asnjë ditë për të humbur me përgatitjet për të shkëlqyer ne atë mision kaq të vështirë, delikat e historik për Shqipërinë në OKB”, tha ndër të tjera Xhaçka.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result