ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 2 minutes ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 6 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit 17 minutes ago
Reforma gjyqësore në Bosnje-Hercegovinë, miratimi i dy ligjeve kryesore, kyçe për të nisur negociatat me BE-në 24 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Xhaçka-Osmani: Shqipëria dhe Maqedonia i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare

albnews by albnews
5 February, 2021
in Albania, Maqedonia
0
Xhaçka-Osmani: Shqipëria dhe Maqedonia i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në një takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut i kanë plotësuar kushtet për miratimin e kornizës negociuese, si dhe për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

“Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne, pjesa dërrmuese e popullsive tona, besojmë tek perspektiva europiane. Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare, në një moment që vlerësimi objektiv, teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv”, tha ministrja në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si vendimtar në proceset euro – atlantike dhe si një urë lidhëse miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Patëm vërtet një bisedë të shkëlqyer dhe konstruktive. Në fakt, temat që ndajmë me Maqedoninë e Veriut janë aq të shumta, sa nuk mjafton një bisedë apo një vizitë si kjo për t’i prekur të tëra. Por jam e sigurt që me  Osmani do të vazhdojmë atë traditë shumë të suksesshme komunikimi e bashkëpunimi, që është konsoliduar tashmë prej vitesh mes vendeve tona”,- tha Xhaçka.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë realisht një nga shtyllat e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në rajonin tonë. Ne ndajmë të njëjtën bindje, që bashkëpunimi dypalësh mund dhe duhet të zgjerohet më tej, qoftë në diplomaci, qoftë në shkëmbime, qoftë në fusha si ndërlidhja midis vendeve tona, infrastruktura, energjia, shkëmbimet tregtare, turizmi, arsimi, kultura etj, sepse nga kjo do të përfitojnë jo vetëm vendet tona, por edhe mbarë rajoni”,- shtoi Xhaçka.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një moment me shumë sfida e vështirësi, por edhe një moment shprese e guximi për të parë përpara. Vendet tona po përballen, prej thuajse një viti me pandeminë COVID-19, me pasojat e kësaj pandemie, jo vetëm tek shëndeti i popujve tanë, por edhe tek sistemet shëndetësore dhe ekonomitë tona. Situata me të cilën jemi përballur që prej Marsit 2020, ka qenë vërtet e vështirë për të gjithë ne e për të gjithë botën në fakt. Por pikërisht në kohë si kjo, kemi nevojë më shumë se kurrë për bashkëpunim e solidaritet, sidomos mes vendesh si tonat, që ka aq shumë gjëra që i lidhin”,- u shpreh ministrja Xhaçka.

“Por, krahas kësaj krize mbarëbotërore që na ka prekur edhe ne, 2021 në fakt është edhe një moment shprese, sepse si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian. Dhe dua të përfitoj nga ky rast, për të theksuar edhe njëherë disa fakte, për të cilat besoj që kam edhe dakordësinë e kolegut Osmani”,- shtoi ajo.

“Së pari, të dyja vendet tona, siç e ka konfirmuar edhe vetë Këshilli në Mars 2020, i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Dhe të dyja vendet tona kanë bërë shumë punë për të plotësuar kushtet. Në këtë pikë, dua në fakt të vlerësoj maksimalisht vendosmërinë dhe punën e Kryeministrit Zaev, të qeverisë së tij, të koalicionit qeverisës dhe të faktorit shqiptar, për të çuar përpara integrimin europian të Maqedonisë së Veriut”,- tha Xhaçka.

“Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne – pjesa dërrmuese e popullsive tona – besojmë tek perspektiva europiane. Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare, në një moment që vlerësimi objektiv, teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv”,- vijon Xhaçka.

“Së dyti, stabiliteti, siguria dhe zhvillimi i rajonit tonë janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me perspektivën europiane. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një arritje e shkëlqyer, që e ka bërë rajonin tonë shumë më të sigurt. Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, është garancia e zhvillimit të rajonit, por jo vetëm kaq, është edhe një kontribut i madh për sigurinë e vetë BE”,- shprehet ajo.

“Dhe këtu – e lashë për në fund sepse dua t’i jap peshën që i takon dhe vlerësimin tim maksimal – ka luajtur e luan një rol të jashtëzakonshëm faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që jo vetëm ka dhënë e jep një kontribut jetik në qeverisjen e vendit, jo vetëm ka luajtur një rol vendimtar në proceset euroatlantike, por është në fakt edhe një urë e fortë lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, angazhimin konstruktiv të partive politike shqiptare, por edhe progresin e mëtejshëm në çështje me rëndësi themelore, siç është nevoja për zbatimin praktik të MKO-së e Ligjit të Gjuhëve, si gur themeli i arritjes së barazisë së plotë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, si dy komunitete shtetformuese”,- tha Xhaçka.

Në fjalën e tij, ministri Osmani u shpreh i hapur për bashkëpunim të ndërsjelltë mes dy vendeve, duke theksuar se kjo do të sjellë një impuls të ri në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, ai u shpreh entuziast për firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e diasporës si dhe bashkëpunimin tre palësh Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Bullgari.

“Është vizita e parë në Shqipëri si ministër i jashtëm dhe mundësi e mirë të përgëzoj kolegen Xhaçka për besimin që i është dhënë.  Ne të dy jemi udhëheqës të rinj të diplomacive të vendeve tona. Kemi gatishmëri për bashkëpunim për të arritur qëllimet me interes të përbashkët për dy vendet tona. I tillë është bashkëpunimi në NATO. Kujtoi se kemi patur mbështetje të sinqertë e të thellë nga ana e Shqipërisë gjatë rrugëtimit tonë për anëtarësimin tonë në NATO. I shpreha mirënjohje të veçantë koleges tonë”,- tha ai.

“Aspirimi i të dy vendeve është dhe anëtarësimi i plotë në BE dhe në këtë drejtim jemi dakord se nuk ka alternativë. Vendet e kanë kaluar provën e fqinjësisë së mirë dhe janë themel i miqësisë stabile dhe afatgjatë. Është një nga shtyllat më të rëndësishme për sigurinë, prosperitetin e gjithë rajonit. Jemi të vendosur në përpjekjet për përforcimin e tij dhje secili prej tij të jap kontribut në këtë drejtim. Jemi drejt për drejt të interesuar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe suksesin e këtij bisedimi të drejtuar nga SHBA E BE. Kontributi në rajon i yni është i sinqertë si në kuadër të procesit të Berlinit apo Shengenit rajonal”, u shpreh Osmani./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

27 December, 2025
‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result