Xhaferaj përkrah Bashën, Alternativa e tij europiane u vodh nga Rilindja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi politik i qarkut Durrës për PD, Ferdinand Xhaferaj ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve për kuvendin e ri, teksa ka përkrahur dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Bashës.

Sipas tij ky zhgënjim vlen njësoj për çdo demokrat të cilit iu vodh mundësia e përfaqësimit nga një alternativë europiane si ajo e Bashës.

“Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë e më gjërë, të cilëve iu vodh mundësia e përfaqesimit nga një qeveri e ndershme dhe europiane si alternativa e z. Lulzim Basha”.

Xhaferaj në shkrimin e tij evidenton rritjen e votave të PD për çdo qark, krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës, teksa paralajmëron që strukturat e partisë blu po punojnë për të dokumentuar vjedhjen e votës nga mazhoranca.

“Partia Demokratike dhe lidershipi i saj patën një rritje substanciale, sidomos gjatë dy viteve të fundit, e cila kulmoi me fushatën dhe zgjedhjet e 25 Prillit. Votat e marra ndershmërisht nga PD në këto zgjedhje pasqyrojnë një rritje të dukshme të saj në të gjitha qarqet e vendit.

Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes. Ky mision i rëndësishëm do garantojë se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve”.

Aleanca për Ndryshim arriti të grumbullonte 63431 vota në qarkun e Durrësit, 6080 prej të cilave siguruan mandatin e Ferdinand Xhaferajt në kuvendin e ri.

Share This Article