Xhaferi: Çdo ndryshim i modelit zgjedhor duhet të jetë me konsensus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se çdo ndryshim i sistemit zgjedhor duhet të miratohet me konsensus.

“Askujt nuk i shërben të mbivotimi. Kjo është ultimatum. Kuvendi nuk duhet të punojë me ultimatum, duhet të ketë konsensus”, tha Xhaferi në emisionin “Objektiv” të TVM-së.

Sipas tij, nuk është problemi te sistemi zgjedhor, por te mbështetja dhe se duhet të ketë debat për numrin e njësive zgjedhore dhe të dëgjohen argumentet dhe më pastaj duhet të ketë konsensus.

“Konsensus nuk do të thotë fitore për të gjithë, por të ketë lëshime nga të gjithë nga pak, të heqin dorë nga diçka. E kundërta është ultimatum ose diktat”, tha Xhaferi.

Share This Article