Xhaferi: Jemi të përgatitur ta tejkalojmë situatën me Bullgarinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në fjalimin tim e theksova qëndrimin shtetëror që korniza e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë jep bazë përkatëse për bashkëpunim të mëtejmë dhe që jemi të përgatitur ta tejkalojmë situatën në pajtim me standardet ndërkombëtare. Çdo prolongim i fillimit të negociatave me BE-në do të pasqyrohet në gjendjen socio-ekonomike në shtet, por edhe do të ketë ndikim të fortë në rajon”, shkroi Xhaferi në “Facebook”, transmeton TV21.

Share This Article