Xhaferi: Kuvendi duhet të punojë sipas ligjeve, jo sipas dëshirave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, nuk pajtohet që Kuvendi “mund të vjedh” 15 ditë nga 60 sa janë me ligj për procesin zgjedhor, për shkak të miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike,përcjell GazetaExpress.

Në një deklaratë për “Deutsche Welle”, Xhaferi thotë se Kuvendi duhet të punojë sipas ligjeve, e jo sipas dëshirave të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Liderët e partive parlamentare së bashku janë marrë vesh të mbahen zgjedhjet më 12 prill, duke e ditur se cilat ligje janë të rëndësishme për t’u miratuar para se të shpërndahet Kuvendi. Tani në momentin e fundit plasohen ide me të cilat shkurtohen afatet ligjore për aktivitetet zgjedhore, tha Xhaferi.

Ai tha se Kushtetuta është e qartë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose në afat prej 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit. Institucionet duhet të punojnë sipas ligjeve, e jo sipas dëshirave. Edhe në jam anëtar partiak dhe partisë ia tregoj se cilat janë afatet. Nuk është se dua të kundërshtoj, por duhet t’i respektojmë normat”, tha Xhaferi.

Share This Article