Seanca plenare me 123 ligje ka ngecur në diskutimet për rendin e ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të gjithë me radhë, dalin një nga një në foltore për të propozuar rend të ri ose ndryshim të pikave të caktuara.
Deputeti Trajço Dimkov duke ftuar deputetët në humanizëm kërkoi pikat 21,22,23 nga rendi i ditës të vendosen si pika e 2, dhe e 4. Ata kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për personat me invaliditet.
Xhaferi i nervozuar akuzoi opozitën për manipulim të opinionit duke sqaruar se këto propozim/ligje akoma nuk kanë kaluar procedurat në Komisione.
Ai kujtoi se seanca në sallë ndiqej edhe nga përfaqësues të personave me invaliditet të cilët tashmë me orë miratimin e pikës së parë ose të Deklaratës për pjesëmarrje në politikë të këtyre personave, Deklaratë e cila nuk arrin të miratohet për shkak të ngecjes së seancës.