Xhaferi: Nuk komentoj shumicën parlamentare, rezultati i fundit është akti i votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në paraqitjen e tij të sotme në “ClickPlus” tha se nuk merret me kalkulimet politike, dhe se rezultati i fundit i kësaj nisme është “akti i votimit” në seancën e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend.

“S’ka nevojë që unë të komentoj shumicën e proklamuar politike. Janë kalkulime politike. Rezultati i fundit është akti i votimit”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi tha se ka pasur informacione për mbledhjen e nënshkrimeve gjatë ditës së premte, por që sipas tij kjo paraqet veçori pozitive pasi në të kaluarën marrëveshjet politike janë bërë jashtë Kuvendit.

“Gjithsesi se kam pas informacione, dhe kam qenë në Parlament. Vinin informata që mblidhen nënshkrime. Veçori pozitive mund të thuhet që ka reflektuar spektri politik ,është se takimet e partive politike mbahen në Kuvend. Për këtë arsye është lejuar që të bëhen takime në Kuvend”, tha mes tjerash Xhaferi.

Share This Article