Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka.

Kreu i Kuvendit Xhaferi është i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, Rexhail Ismaili, kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe z-nja Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, parashikohet që delegacioni të realizojë takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me nënkryetarin e Këshillit Federal Magnus Bryner, me anëtarët e grupit bilateral parlamentar Austri – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Shtefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme-Politike.

Share This Article