Xhaferi tregon se a do të bëhet president i shtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në tubimin përmbyllës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 të Bashkimit Demokratik për Integrim para të pranishmëve i mohoi zërat se mosdalja në fushatën zgjedhore ka të bëjë me atë se ai do të jetë kryetar i shtetit.

“Talati me konsensus është zgjedhur kryetar Kuvendit dhe me mosarritje të censusit nuk bëhet dot president shteti, vetëm se do t’i shtohet një obligim me çka do të përsëritet e gjithë kjo procedurë. Besoj që pas rrethit të parë të gjithë e kanë kuptuar se ideja e Ali Ahmetit për konsensualitetin buron nga Marrëveshja e Ohrit është ide që duhet sigurojë që përzgjedhja e qytetarëve duhet të jetë ajo që na dërgon përpara, përzgjedhje e cila na siguron funksionalitet institucional që të mund të përmbyllim dhe të përmbushim atë çka është pritshmëri e qytetarëve tanë,” u shpreh Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi, siç njofton Zyra për Informim e BDI-së, tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur që me zemër dhe shpirt të jenë drejt perëndimit, në Evropë dhe askund tjetër.

“Çdo mendim ndryshe prej këtij na kthen pas, na dërgon diku në historinë e dhimbshme me çka askush nuk e dëshiron që të kthehemi pas. Unë si vëllai i juaj, kryetar i Kuvendit jam i përcaktuar për opsionin e Perëndimit dhe kjo vjen edhe nga rilindësit tanë të cilët kanë thënë se dielli për ne lind në perëndim. Të gjithë e dimë se çka duhet të bëjmë me 5 maj duke dalë të gjithë që të votojmë që të arrijmë censusin duke mbështetur kandidatin konsensual. Unë jam për atë të vazhdojmë bashkë përpara që të mund të kemi një ardhmëri më të ndritshme në procesin e sapo filluar që tani më 12 vende e kanë ratifikuar protokollin për NATO dhe jemi në prag të hapjes së negociatave me BE-në,” potencoi Xhaferi.

Share This Article