Xhaferri drejton seancën në gjuhën shqipe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri hapi dhe drejtoi sot sesionin në gjuhën shqipe, hera e parë që një pozicion i lartë i besohet kësaj gjuhe në këtë vend multietnik.

Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësojnë 20 deri në 25% të 2,1 milionë banorëve të kësaj ish-republike të Jugosllavisë.

Koalicioni në pushtet i drejtuar nga socialdemokratët me mbështetjen e partive shqiptare, votoi një ligj që e ngrinte gjuhën shqiptare në rangun e asaj maqedonase.

Ky ishte një kusht për të marrë mbështetjen e partive shqiptare që i mundësuan kryeministrit Zoran Zaev që t’i merrte pushtetin të djathtës nacionaliste në pranverë 2017.

Ky ligj që hyri në fuqi javën e fundit, i mundëson shqiptarëve të përdorin gjuhën e tyre në marrëdhëniet e tyre me administratën: shëndetësi, drejtësi, polici etj. Ndërsa në Parlament mund të përdoret nga të zgjedhurit.

Fjala në shqip e Talat Xhaferit, ai vetë shqiptar i Maqedonisë, përktheheshin në mënyrë simultane në maqedonisht.

Ky ligj mori kundërshtimin e opozitës së djathtë, kryesisht të presidentit Gjorge Ivanov, sipas të cilit, “vë në rrezik unitetin, sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi me shumicë sllave”.

Ai refuzoi të nënshkruajë por ligji u votua dy herë, që, sipas mazhorancës, mundëson hyrjen e tij në fuqi pa pasur nevojë për firmën presidenciale, sipas Kushtetutës. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply