• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Xhaka ankohet për trajtimin që e ka nga arbitrat

Xhaka ankohet për trajtimin që e ka nga arbitrat

by albnews
28 December, 2021
in Sports
0
1
VIEWS

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka zhvilluar një reputacion të lojtarit të ashpër gjatë kohës së tij në Premier League, me zviceranin që është ndëshkuar me katër kartonë të kuq që nga transferimi i tij te Arsenali në vitin 2016.

Vetëm dy lojtarë aktualë të Premier Leagues janë përjashtuar më shumë se Xhaka në kampionat, ndërsa 45 kartonët e verdhë të mesfushorit bëjnë që ai të ketë normë ndëshkimi në çdo 3.8 ndeshje. Përjashtimi i tij i fundit erdhi në muajin gusht, gjatë humbjes 5:0 ndaj Manchester Cityt dhe tërhoqi kritika të shumta, me disa që mendonin se 29-vjeçari nuk kishte mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Megjithatë, pas shikimit të lojtarëve të tjerë që i shpëtojnë sanksionimit për ndërhyrje të ngjashme, Xhaka beson se ndonjëherë mund të trajtohet ndryshe nga futbollisët tjerë, me reputacionin e tij që i paraprin kur del në fushë. Xhaka u përjashtua dy herë me karton të kuq në sezonin e tij të parë te Arsenali dhe një herë në edicionin 2020/21, përpara se ta çonte numrin në katër përjashtime direkte kundër Cityt. Ai u fut në një duel me Joao Cancelon, me ndërhyrjen e tij që u konsiderua si e rrezikshme pavarësisht se Xhaka kishte kontakt me topin. Megjithatë, duke parë incidentet e tjera, Xhaka mendon se do të ishte përjashtuar edhe për ndërhyrjet që nuk sollën të njëjtin dënim edhe për lojtarët e skuadrave tjera.

“Kur i shoh disa ndërhyrje dhe e imagjinoj nëse do të isha unë në atë pozitë. Me siguri se do të përjashtohesha menjëherë. Kjo më bën t’i bëj gjërat në një mënyrë të ndryshme ndonjëherë, sepse e di që rreziku im në krahasim me rrezikun e lojtarëve të tjerë nuk është i njëjtë”, ka thënë Xhaka. “Nëse rrezikoj, e di që jam më afër kartonit të kuq se çdo lojtar tjetër në Premier League. Ndoshta e kam gabim, por kjo është ajo që ndiej. Kështu që, ndonjëherë në një lojë e ndaloj veten të shkoj për ndërhyrje të rrezikshme, sepse nëse marr një karton të kuq, gjithçka fillon përsëri. Unë nuk dua të jap argumente që të tjerët të flasin për mua gjëra që janë marrëzi. Përpiqem të mos rrezikoj shumë”.

Xhaka sugjeroi gjithashtu mënyrën e kartonit të tij të kuq kundër Burnleyt sezonin e kaluar, kur ai e kapi Ashley Westwoodin për fyti, e ka formuar mënyrën se si gjyqtarët e kanë parë atë që atëherë.

“Kur një herë mora një karton të kuq, arbitri i tha njërit prej bashkëlojtarëve të mi, ‘Ti e di se si është Graniti, ai humb kokën’. Ky është vlerësimi që ata e kanë për mua”, tha ai. “Kjo është e gabuar. Vetëm sepse humba kokën kundër Burnleyt, për shembull, nuk është se e humbas kokën çdo herë. Mendoj se është e gabuar që ata të mendojnë se gjithmonë jam i njëjti”.

Xhaka është një nga 22 lojtarët që kanë marrë karton të kuq në Premier League këtë sezon. Ai do të ketë një shans për të kompensuar përjashtimin e tij në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit, të cilën e luan në shtëpi kundër Manchester Cityt në ditën e Vitit të Ri.

Xhaka po ashtu ka pranuar se ai dhe tifozët e Arsenalit mund të mos jenë kurrë “miqtë më të mirë” edhe pse tani ndjenë më shumë dashuri sesa në vitet e shkuara. Mesfushori ka qenë gjithmonë një figurë përçarëse mes tifozëve të Arsenalit dhe tensionet arritën në pikën e vlimit në muajin tetor të vitit 2019. Gjatë ditëve të fundit të Unay Emeryt si trajner i Arsenalit, Xhaka, atëherë kapiteni i klubit, reagoi me zemërim ndaj shakave nga turma kur ai u zëvendësua në barazimin me Crystal Palacen. Derisa e lëshoi fushën, Xhaka u fjalos me tifozët në tribuna. Për shpërthimin e tij, zviceranit iu hoq shiriti i kapitenit dhe karriera e tij te Arsenali dukej se mori fund, por gjërat kanë ndryshuar që atëherë.

“Pas asaj që ndodhi dy vjet më parë ne ishim shumë larg njëri-tjetrit”, tha Xhaka. “Mendoj se po afrohemi hap pas hapi gjithnjë e më shumë. Nuk besoj se do të jemi miqtë më të mirë. Por ajo që mund t’u them njerëzve është se që nga dita e parë deri në ditën e fundit që jam këtu, do të bëj gjithçka për klubin”.

Xhaka tani është sërish titullar nën drejtimin e Mikel Artetas, por mesfushori e pranon me lehtësi se ai nuk është artikulli i përfunduar.

“Unë do të bëj gabime, sepse të gjithë bëjnë. Ne nuk jemi perfektë. Por unë do të jap 100 për qind në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Ky është mesazhi im për tifozët. Ndonjëherë ka keqkuptime dhe besoj se kjo ishte arsyeja e vetme e problemit që kishim mes nesh”, shprehet Xhaka. “Ndiej shumë më tepër dashuri se një apo dy vjet më parë, por është një proces i ngadaltë që duhet të bëjmë me njëri-tjetrin”.

Xhaka së fundmi u rikthye në fushë pas një mungese prej gati tre muajve për shkak të lëndimit dhe shënoi gol në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Norwichit 5:0.

Previous Post

Southamptoni ndal Tottenhamin

Next Post

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

albnews

albnews

Related Posts

Britaniku pretendon se ka thyer rekordin për vrapimin më të shpejtë nëpër Australi
Sports

Britaniku pretendon se ka thyer rekordin për vrapimin më të shpejtë nëpër Australi

21 May, 2025
Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’
Sports

Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’

21 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur
Sports

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
Next Post
SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4722 shares
    Share 1889 Tweet 1181
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2400 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM