Xhaka: Arsenali do t’i kapë Chelsean dhe Liverpoolin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka beson se Arsenali është në gjendje t’i kapë Chelsean dhe Liverpoolin në tabelën e Premierligës.

Arsenali do të përballet sot pasdite me Burnley në Emirates, por Xhaka do të mungojë për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq kundër Manchester City në Carabao Cup.

Topçinjtë janë në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës me 35 pikë, 10 më pak se Liverpooli dhe nëntë më pak se Chelsea në vendet dy dhe tre, përkatësisht.

Por ekipi i mesfushorit shqiptar e ka zhvilluar një ndeshje më pak se Liverpooli dhe tri më pak se Chelsea.

Nëse i fiton të tri ndeshjet e mbetura, atëherë skuadra e Mikel Artetës do të barazohej me pikë me rivalin londinez.

“Sa keq që të gjithë falsin vetëm për vendin e katërt. Unë besoj se ne mund të bëjmë shumë mirë (se vendi i katërt). Chelsea po has në vështirësi tani për tani. Ne nuk jemi larg tij e madje as larg Liverpoolit”, tha Xhaka.

Ai shtoi: “Por, së pari, ne duhet ta shikojmë veten. T’i fitojmë pikët që na nevojiten dhe mos të shikojmë shumë se çfarë bëjnë të tjerët”. 

Share This Article