• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Xhaka bëhet shembull te Arsenali

Xhaka bëhet shembull te Arsenali

by albnews
20 July, 2020
in Sports, UK
0
5
VIEWS

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i bindur se ringjallja e mesfushorit Granit Xhaka është dëshmia se çdo lojtar mund ta kthejë karrierën e tij me “topçinjtë”.

Mesfushorët Mesut Oezil dhe Matteo Guendouzi duhet ta ndjekin shembullin e Xhakës nëse duan të shpëtojnë karrierën e tyre te skuadra e Arsenalit, ka insistuar Arteta të hënën për mediumet angleze. Oezil dhe Guendouzi kanë mbetur jashtë ekipit të parë të Arsenalit për shkak të sjelljeve që kanë treguar derisa londinezët kanë shijuar një rilindje nën urdhrat e Artetas, i cili ka udhëhequr ekipin drejt gjashtë fitoreve në tetë ndeshjet e fundit. Ky sukses i Arsenalit përfshin fitoret ndaj Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ndeshje në të cilat Xhaka e ka frymëzuar ekipin. Kjo qasje e Xhakës ka dallim shumë të madh prej asaj që mesfushori e pati në fillim të nëntorit vitin e shkuar – gati dy muaj para se Arteta të emërohej trajner – ku e ardhmja e mesfushorit të Zvicrës te Arsenali dukej e zymtë. Xhakës fillimisht iu mor shiriti i kapitenit pasi reagoi me zemërim duke u fjalosur me tifozët gjatë zëvendësimit dhe pastaj u la jashtë ekipit për disa ndeshje. E pikërisht Xhakën, Arteta e ka marrë si shembull për të frymëzuar dy mesfushorët e tjerë, Artetan edhe Guendouzin.

“Sfida me Granitin ishte që ta bindja atë që ai akoma e kishte një vend te Arsenali për shkak se unë kisha besim të madh tek ai. Dhe, gjithashtu besoja se gjërat do të ktheheshin edhe më mirë se që kishin qenë”, ka thënë Arteta. “Xhaka duhej të dërgonte mesazhet e duhura. Para së gjithash, ai duhej të besonte se mund ta bënte këtë dhe se unë do ta mbështesja gjatë gjithë rrugës. Jam shumë i lumtur që Xhaka dëgjoi dhe e kuptoi reagimin e tifozëve ndaj tij. Mendoj se tifozët tashmë kanë vlerësuar atë që ka bërë Xhaka dhe është shumë pozitive. Ai ka tejkaluar vështirësitë”.

Kështu që, ndryshimi i Xhakës brenda një periudhe të shkurtër sipas Artetas është gjëja më e mirë që i ka ndodhur prej se është në krye të ekipit nga Londra.

“Xhaka është një shembull i mirë për secilin lojtar që është në një moment të vështirë. Kështu që, të gjithë ata që duan mund të veprojnë ashtu si Xhaka për shkak se gjithmonë ka një mënyrë për t’i përmirësuar gjërat”, është shprehur Arteta.

Oezil nuk ka qenë i përfshirë në ndeshje të Arsenalit që nga muaji mars, para se të pezullohen garat për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Ndërsa Guendouzi nuk është parë në fanellën e Arsenalit që nga konfrontimi që e pati me futbollistët e Brightonit në humbjen e Arsenalit (2:1) më 20 qershor. I pyetur nëse Xhaka mund të jetë shembull edhe për Oezilin e Guendouzin në veçanti, Arteta u përgjigj: “Kjo vlen për çdo lojtar dhe çdo anëtar të stafit tonë. Nëse ata vendosin të japin më të mirën, jo për vete, por për ekipin, unë mendoj se janë të mirëpritur nga të gjithë.

Nuk jam vetëm unë që duhet të jap dritën jeshile”.

Xhaka, 27-vjeçar, është pjesë e Arsenalit që nga vera e vitit 2016 dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka një gol e dy asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Previous Post

Franca e Holanda ende skeptike për procesin e liberalizimit të vizave

Next Post

Topi i Artë nuk do të ndahet këtë vit

albnews

albnews

Related Posts

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Albania

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh
UK

Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh

14 May, 2025
Next Post
Topi i Artë nuk do të ndahet këtë vit

Topi i Artë nuk do të ndahet këtë vit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM