Xhaka “çmend” serbët, i eliminon dhe është protagonist i sherrit në fushë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka ishte padyshim një nga protagonistët e fitores që çon Zvicrën në1/8 e Botërorit në Katar.  

Kapiteni i Zvicrës por me origjinë shqiptare  ka qenë gjatë gjithë ndeshjes objekt i provokimeve serbe, së bashku me kolegun Shaqiri, por nuk munguan as përgjigjet e tij në fushën e blertë.Sherri i parë

Në veçanti, shqiptari në minutën 65 iu përgjigj stolit serb me një gjest disi të papërshtatshëm, që nxehu gjakrat  e serbëve që u futën të gjithë në fushë.Sherri i dytë

Episodi i dytë ndodhi në sekondat  e fundit të ndeshjes, ku Xhaka u kap fillimisht me portierin Milinkovic-Savic, dhe më pas pak a shumë me të gjithë lojtarë të tjerë, në veçanti me kapitenin serb Mitrovic, që  i premtoi një “sqarim” pas 90 minutave.

Xhaka feston me fanellën e Jasharit

Gjatë festimeve, Xhaka hoqi fanellën e tij dhe veshi atë të shokut të ekipit, Ardon Jashari, që nuk luajti sot. Arsyen, e kuptojmë të gjithë.

Share This Article