Xhaka kthehet, Arsenali fiton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali e ka fituar me shifrat 2:0 ndeshjen e xhiros së 31-të të Premier Leagues. Të enjten mbrëma Arsenali fitoi në udhëtim ndaj Southamptonit.

Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen në qendër të mesfushës, ndërsa Shkodran Mustafi luajti në qendër të mbrojtjes te Arsenali. Mustafi është ndëshkuar me karton të verdhë.

Xhaka është kthyer në këtë ndeshje pas sanimit të një lëndimi. Ai mungoi në ndeshjen e kaluar.

Arsenali renditet i nënti me 43 pikë. Southamptoni është i 14-ti me 37 pikë.

Edward Nketiah realizoi për 1:0 në minutën e 20-të, kurse Joseph Willock vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 86-të.

Jay Rodriguez realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Burnleyt ndaj Watfordit.

Share This Article