Xhaka mund të rikthehet në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sunderland po shqyrton një lëvizje ambicioze për të nënshkruar me mesfushorin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka.

Futbollistit shqiptar i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij me Leverkusenin, por mund të lejohet të largohet këtë afat kalimtar.

Sunderland përballet me konkurrencë nga Arabia Saudite për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Arsenalit.

Madje, ditë më parë u raportuar se tashmë Xhaka ka marrëveshje personale për t’u transferuar në Saudi, mirëpo klubet ende nuk kanë gjetur akordin.

Futbollisti me origjinë nga Kosova kaloi shtatë sezone te Arsenali pasi u bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Ai iu bashkua Leverkusenit në vitin 2023, duke luajtur një rol kyç në fitimin e titullit të Bundesligës në sezonin e tij të parë.

Sezonin e kaluar, ai luajti 49 ndeshje teksa skuadra e tij përfundoi e dyta, duke përfshirë të 10 ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Share This Article