Xhaka ndëshkohet me të kuq në derbin e humbur nga City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka u ndëshkua sërish me karton të kuq. Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën u përjashtua nga loja në ndeshjen derbi të xhiros së tretë në Premier Leaguen e Anglisë.

Që prej edicionit 2016/17, asnjë lojtar në Premier League nuk është përjashtuar më shpesh nga loja sesa Granit Xhaka. Ka marrë katër kartonë të kuq me fanellën e Arsenalit dhe barazohet me Fernandinhon e David Luizin.

Të shtunën gjatë ditës, Manchester City e fitoi me lehtësi duelin kundër “revolveristëve”. Ilkay Gundogan, Ferran Torres dhe Gabriel Jesus i shënuan golat e pjesës së parë në minutën e 7-të, 12-të dhe 43-të. Granit Xhaka kartonin e kuq e mori në minutën e 35-të kur bëri ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin e krahut, Joao Cancelo.

Rodri me gol të shkëlqyer në minutën e 53-të dhe Torres me një tjetër shënim gjashtë minuta para fundit, vulosën rezultatin final të ballafaqimit.

Manchester City pas tri ndeshjeve ka gjashtë pikë, ndërsa Arsenali në po aq takime ka po aq humbje. Nuk ka shënuar ende asnjë gol sivjet, ndërsa ka pranuar nëntë sosh.

Share This Article