Granit Xhaka ka insistuar se nuk do ta ndryshojë stilin e lojës pavarësisht se e mori kartonin e pestë të kuq në karrierë me Arsenalin në gjysmëfinalen e parë të “Carabao Cup” kundër Liverpoolit javën e kaluar.
Mesfushori i Arsenalit, si lojtar i fundit, shkaktoi ndërhyrje të palejuar në Diogo Jotan dhe mori kartonin e kuq direkt në “Anfield”. Kjo bëri që ai të suspendohej për ndeshjen kthyese të së enjtes në “Emirates Stadium”, kur Arsenali u eliminua nga gara.
Xhaka u përball me numër të madh të kritikave dhe kërkoi falje në rrjetet sociale për përjashtimin nga loja, të dytin e këtij sezoni. I pari ishte ai kur ndërhyri ashpër në Joao Cancelon e Manchester Cityt në muajin gusht. Megjithatë, Xhaka insiston se marrja e rreziqeve në lojë është pjesë e stilit të tij.
“Nuk është se e planifikoj këtë”, i ka thënë ai mediumit “Sky Sports” në një intervistë ekskluzive për “Soccer Saturday”. “Nuk është se e bëj këtë me qëllim”.
“Por ndonjëherë, unë jam në pozitë ku shanset i kam 50:50. Është rrezik, natyrisht. Tani njerëzit do të thonë ‘Po, por pse gjithmonë merr të tilla rreziqe?’.
Jam ky që jam. Nuk mund ta ndryshojë veten sot për nesër. Natyrisht, duhet të përmirësohem dhe e di se duhet të përmirësohem. Por në këtë moment, nëse Jota do ta merrte topin dhe do të shënonte, a do të thoshit sërish, ‘Pse nuk e ndale atë? Tani, unë e ndalë atë, ata thonë, ‘Pse more karton të kuq?’.
Në fund, pas ndeshjes, të gjithë janë të më të mençur sesa në atë moment – edhe unë po ashtu. Natyrisht, kur e shoh tani them ‘A duhej të hyja në atë duel, apo jo? Jo’. Por ky është një moment, një sekondë, ku unë duhet të marr vendim dhe asaj here e mora vendimin e gabuar dhe më vjen keq për ekipin, më vjen keq për tifozët, por falë Zotit ata bënë punë të mirë pas atij momenti”.
Xhaka, i cili foli para ndeshjes kthyese të së enjtes, nuk u ankua për përjashtimin e tij në “Anfield”, por shprehu zhgënjimin me përdorimin e VAR-it në Premier League, veçanërisht në vendimin i cili i dha penallti Manchester Cityt kundër Arsenalit në humbjen 2:1 nga Manchester City në ditën e Vitit të Ri.
“Nëse e sheh në xhirim të ngadalësuar, çdo duel, çdo faull duket i tepruar”, ka thënë ai. “Kundër Manchester Cityt, gjyqtari Stuart Attwell kishte vendosur që mos të akordonte penallti. Por më pas, ata e shikuan VAR-in dhe e shikuan dhe e shikuan. Gjëja është se ata i shohin dy fotografi, tri fotografi dhe nuk e shohin të gjithë aksionin. Shpresoj që në të ardhmen gjyqtarët të marrin vendimet e tyre. Mos t’i lejojnë njerëzit nga jashtë ta shohin në xhirim të ngadalësuar dhe gjëra të tilla, sepse besoj se në xhirim të ngadalësuar, gjithçka duket më e ashpër sesa që është. Në fund, edhe ata janë njerëz. Bëjnë gabime po ashtu. Kjo është pjesë e punës së tyre. Të gjithë bëjnë gabime. Duhet t’i pranojmë vendimet dhe të shohim para”.
Xhaka për shtyrjen e ndeshjes me Spursin: Më pëlqeu komenti i Micah Richardsit
Xhaka po ashtu e mbrojti vendimin e Arsenalit për ta kërkuar shtyrjen e derbit të javës së kaluar të Londrës veriore kundër Tottenhamit, duke insistuar se klubi mori kritika të padrejta dhe e ka falënderuar Micah Richardsin, i cili foli për këtë çështje në “Sky Sports”.
“E kam një ndjenjë që kur është çështja tek Arsenali, të gjithë dëshirojnë të kritikojnë për një arsye”, ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Richards. “Arsenali ka qenë në formë të mirë dhe, nëse i shikojmë rregullat, ata nuk kanë bërë asgjë gabim”.
Xhaka ka thënë: “Nuk është diçka e re për mua. Çdo herë që ky klub bën diçka, secili ka diçka për të thënë. Më ka pëlqyer komenti i Micah Richards, më pëlqeu ajo çfarë ka thënë për këtë çështje. Ai ka thënë se ‘çdo herë kur Arsenali bën diçka, secili ka diçka për të thënë, por askush nuk flet se çfarë kanë bërë klubet e tjera’. Kështu që, faleminderit Micah për komentin. Më ka pëlqyer”.
Xhaka për Artetan: Ai është i çmendur – në mënyrë pozitive
Arsenali rrezikohet seriozisht nga Spursi që është në mesin e shumë klubeve që synojnë ta sigurojnë vendin në top-katërshe, por e ka kthyer formën në këtë edicion dhe Xhaka beson se trajneri Mikel Arteta ka qenë çelësi i përmirësimit.
pasur shumë, shumë start të dobët. Kemi shpresuar të kemi start më të mirë sesa që patëm. Por, mënyra se si ne kthehemi, se si besojmë në veten tonë dhe si besojmë në filozofinë e Mikelit, është e jashtëzakonshme. Mikeli është i çmendur në mënyrë pozitive. Ai e sheh futbollin me sy ndryshe dhe në mënyra të ndryshme. Ai është shumë i fokusuar në punën që është duke e bërë dhe mendoj se ai i ka përmirësuar të gjithë lojtarët që i kemi në skuadër. Mendoj se në të kaluarën, problemi jonë ka qenë se kur kemi humbur një lojë, ne e kemi humbur edhe të dytën, të tretën, të katërtën dhe të pestën dhe më pas kemi nisur të fitojmë. Kjo ka ndryshuar në këtë sezon. Nuk pranojmë gola të lehtë më – apo shumë gola. Në fillim kemi pasur ngecje në shënimin e golave, por tani jemi duke bërë shumë, shumë më mirë. E kam një ndjenjë se kemi balanca të mira mes mbrojtjes dhe sulmit dhe kjo na bën të fortë në këtë moment. Jemi në pozitë të mirë dhe dëshirojmë të vazhdojmë. Të shohim çfarë do të ndodh pas 38 ndeshjeve”, përfundoi Xhaka.