Xhaka nuk largohet nga Londra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Merr një rrjedh tjetër aventura e Granit Xhakës në radhët e Arsenal. Mesfushori me origjinë shqiptare dukej shumë pranë largimit në janar, pas reagimit të tij me tifozët në ndeshjen e kampionatit ndaj Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Ai shpërtheu ashpër ndaj tifozëve të cilët po e vërshëllenin atë gjatë momentit të transferimit. Nga ky moment marrëdhënia e Xhakas  me klubin dhe tifozët u kris së tepërmi. Mirëpo ka dritë në fund të tunelit për të. Në momentin ku largimi në afatin kalimtar të janarit dukej i pa evidentueshëm, është trajneri i sapoardhur i Arsenal Mikel Arteta që hedh dritë për të ardhmen e 27 vjeçarit. Tekniku është shprehur për “The Telegraph”, se ka qenë prej kohësh admirues i mesfushorit dhe e ka kërkuar që ta stërviti që në kohën që ka qenë asistent i Pep Guardiolës në Mancester. Por duke shtuar se shpreson shumë që lojtari duhet të rregullojë marrëdhënien me tifozët.

“Unë isha shumë i lumtur kur Arsenal firmosi me Xhakan sepse e dija që ai ishte një lojtar i “frikshëm”. Ai ka bërë gjëra me të vërtete të mira por tani ndodhet në një situatë shumë të vështirë. I thash Xhakas se e admiroj shumë atë dhe çfarë pres prej tij dhe sa i rëndësishëm është ai për ekipin. Jemi këtu për ta ndihmuar atë, dua që ai ta kuptojë se ne jemi me të, jo vetëm unë por edhe i gjithë klubi. Nëse ne mund t’i sillemi në mënyrën e duhur me të, duke shtuar këtu edhe tifozët, un mendoj se në këtë mënyrë ai do të jetë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh Mikel Arteta./TCH/

Share This Article