Xhaka pas fitores: Kjo është për të gjithë ju, krenar që jam topçi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ua ka kushtuar tifozëve topçi fitoren bindëse 3:1 kundër Tottenhamit në derbin e Londrës Veriore të dielën në Premierligë.

Xhaka kishte munguar në dy ndeshjet e kaluara të Arsenalit, për shkak se ishte infektuar me koronavirus gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Zvicrës, por u rikthye në kohë për t’i ndihmuar skuadrës ndaj rivalit të qytetit.

Mesfushori me prejardhje nga Podujeva luajti 82 minuta, para se të zëvendësohej nga Albert Sambi Lokonga.

Smith Rowe, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Bukayo Saka shënuan nga një herë në pjesën e parë në Emirates Stadiumin për fitoren e skuadrës së Mikel Artetës.Reklamë

Son Heung-Min e shënoi atë që ishte goli i ngushëllimit për skuadrën e Nuno Esposito Santo.

Në një reagim pas ndeshjes në rrjetet sociale, Xhaka – i cili ishte buzë kalimit në Romë gjatë verës – shprehu krenari e të qenit lojtar i Arsenalit.

“Kjo fitore shkon për krejt ju. Jam krenar që jam topçi sonte!” shkroi Xhaka.

Në Emirates, Xhaka e shijoi fitoren e parë në fushë për Arsenalin këtë sezon në Premierligë, pasi i kishte humbur të tri ndeshjet e para, para se të mungonte në fitoret kundër Norwich City dhe Burnley në dy ndeshjet e kaluara.

Falë kësaj fitoreje, Arsenali tani e kalon Tottenhamin në renditjen tabelore në vendin e 10-të dhe barazohet me të me pikë, secila nga 9.

Share This Article