Granit Xhaka është në mesin e katër futbollistëve të njohur tek Arsenali që pritet të largohen në afatin kalimtar të verës.
Për Xhakën është folur shumë në verën e kaluar se mund t’i bashkohet Romës, pasi vetë trajneri Jose Mourinho kishte shprehur interesim për mesfushorin shqiptar.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk u transferua në “Stadio Olimpico” për shkak të çështjeve financiare.
Mikel Arteta, ashtu siç shkruan të mërkurën “Football.London”, mund ta lërë të lirë 29-vjeçarin, pasi synon që ta rindërtojë skuadrën, dhe ai nuk bën pjesë në planet e tij.
Nga Arsenali në verë pritet të largohen edhe Ainsley Maitland-Nikles, Hector Bellerin dhe Cedric Soares.