Xhamia e Plumbit në Shkodër e përmbytur nag uji

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Punonjësit e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale dhe fatmirësisht në zonat më të prekura nga reshjet e shiut, ku ka patur dhe përmbytje në Shkodër e Lezhë, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se i vetmi monument kulture i përmbytur është Xhamia e Plumbit, Shkodër.

“Në këtë situatë të ngarkuar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, punonjësit e drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale. Pas inspektimeve në terren u konstatua se edhe në zonat, ku janë shkaktuar përmbytjet më të shumta, në Lezhë e në Shkodër, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës. I vetmi monument i përmbytur është Xhamia e Plumbit, Shkodër, për restaurimin dhe sistemimin e së cilës, sapo nënshkruam një marrëveshje me Qeverinë Turke”, deklaroi Margariti./ATSH/

Share This Article