Xhemaili do të qëndrojë 15 ditë në karantinë në Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili një muaj e gjysmë më parë iu bashkua klubit kinez Shenzhen FC nga Bologna. Klubi i tij ishte në fazë përgatitore në Spanjë atëkohë.

Xhemaili me klubin qëndroi larg Kinës për gjithë këtë kohë, për shkak të krizës së koronavirusit, raporton “La Repubblica” të dielën.

Mirëpo, të dielën situata ka ndryshuar. Evropa është kthyer në qendër të përhapjes së koronavirusit, ndërsa Kina ka arritur të vë në kontroll virusin. Xhemaili me klubin e tij pritet të arrijnë në Kinë për pak orë. Por, gjithë klubi dhe stafi do të mbahen në Shenzhen në karantinë për 15 ditë, është raportuar.

Share This Article