Xhemajli rikthehet aty ku e nisi karrierën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori 34-vjeçar Blerim Xhemajli është rikthyer në kampionatin zviceran, pasi ka vendosur të nënshkruajë për dy sezone me skuadrën e Zyrihut, ku edhe është rritur e ka debutuar si futbollist profesionist.

Futbollisti me origjinë nga Tetova, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare, ka veshur fanellën e Zyrihut në periudhën 2003-2007, ndërsa më pas ka luajtur për skuadra si Torino, Parma, Genoa, Bologna, Bolton, Napoli, Galatasaray, etj.

Me rikthimin në Zvicër, duket se Xhemajli po përgatit edhe tërheqjen nga futbolli pikërisht me klubin ku u rrit dhe u lancua në arenën ndërkombëtare.

Share This Article