Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të dytë, pasi mirëpritën në jetë vogëlushin e tyre Amen.
Tashmë, Ajka u bë motër e madhe dhe e ka surprizuar mami Xhensilën dhe vëllain e saj në shtëpi me një pritje magjike.
Shtëpia e tyre është mbushur me tollumbace të bardhë dhe një pankartë e cila shkruan “Mirë se erdhe në shtëpi Amen”.
Xhensila dhe Besi janë në qiellin e shtatë nga gëzimi për bekimin e ri që iu shtua familjes së tyre dhe nëse s’i keni lexuar shkrimet e tyre për ardhjen në jetë të të voglit, na lejoni t’ju emocionojmë:
“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻 👼 #amen #lavdiZotit”- shkroi Besi.
“11/11 11:11 AMEN 🙏
Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin.
Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit.
Amen…”- shkroi Xhensila.