Xhevahirët nuk janë gjetur ende, policia franceze arreston 5 persona për grabitjen në Luvër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia franceze ka arrestuar pesë të dyshuar të tjerë të lidhur me vjedhjen e thesareve me vlerë 102 milionë dollarë nga galeria Apollo e muzeut të Luvrit.

Kështu njofton prokurorja e Parisit, ndërsa sqaron se zhvillimet e fundit mund ta ndihmojnë në gjetjen e xhevahirëve.

Laure Beccuau, i tha stacionit radiofonik RTL se të dyshuarit, njëri prej të cilëve u identifikua nëpërmjet gjurmëve të ADN-së të lëna në vendin e krimit, ishin arrestuar në operacione të koordinuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Pak para se të kryheshin arrestimet e fundit, prokurorja zbuloi se dy persona të tjerë të ndaluar gjatë fundjavës në lidhje me grabitjen kishin “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.

Katër persona kryen grabitjen, por prokurorja ka thënë se nuk e përjashton përfshirjen e mundshme të një rrjeti më të gjerë, përfshirë një person që mund të ketë urdhëruar vjedhjen dhe të ketë qenë truri pas saj.

Share This Article