Xhonson: Britania është e gatshme ta ndihmojë Libanin në çdo mënyrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë çfarëdo lloj ndihme dhe mbështetje të mundur për Libanin pas shpërthimit në portin në Bejrut.

“Fotografitë dhe videot nga Bejruti sonte janë shokuese. Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia janë me ata të cilët janë të goditur nga ky incident i tmerrshëm”, shkroi Xhonson mbrëmë në Tuiter.

Kryeministri britanik shtoi se “Britania e Madhe është e gatshme të sigurojë mbështetje në çfarëdo lloj mënyre, përfshirë edhe shtetasit britanikë të cilët ndodhen atje”.

Sipas të dhënave të deritanishme, së paku 135 persona e humbën jetën gjatë shpërthimit, ndërsa rreth 5.000 janë lënduar. 

Share This Article