John Eastman, avokati konservator që nxiti planin për të mbajtur Donald Trump në pushtet, iu dorëzua autoriteteve të martën me akuzat në lidhje çështjen e Xhorxhias, ku pretendohet për një përpjekje për komplot të paligjshëm, për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve të ish-presidentit në vitin 2020.
Eastman u arrestua në burgun e Qarkut Fulton. Ai pritet të ketë një proces gjyqësor në javët e ardhshme dhe akuzohet për shantazh.
Ai u padit javën e kaluar së bashku me Trump dhe 17 të tjerë. Ata akuzohen nga Prokurorja i Qarkut Fulton, Fani Willis, për mashtrime që synon për të përmbysur vullnetin e votuesve të Xhorxhias në një përpjekje të dëshpëruar për të lënë Joe Biden jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Kjo është çështja e katërt penale e ngritur kundër ish-presidentit republikan, Trump.
Trump, siguracioni i të cilit u caktua të hënën në 200,000 dollarë, ka thënë se do t’u dorëzohet autoriteteve në Fulton County të enjten. Atij i ndalohet që të frikësojë bashkë-pandehurit, dëshmitarët ose viktimat, përfshirë edhe në mediat sociale. Ai ka një histori sulmi ndaj prokurorëve që udhëheqin çështjet kundër tij, duke përfshirë Willis, duke përdorur shpesh gjuhë dhe stereotipe raciste.
Eastman tha në një deklaratë të siguruar nga avokatët e tij se ai po dorëzohej “për një aktakuzë që nuk duhej të ishte ngritur kurrë”.
Ai kritikoi aktakuzën për shënjestrimin e “avokatëve për mbrojtjen e tyre të zellshme në emër të klientëve të tyre” dhe tha se secili nga 19 të pandehurit kishte të drejtë të mbështetej në këshillën e avokatëve dhe precedentin e kaluar ligjor për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.
Një ish-dekan i shkollës juridike të Universitetit Chapman në Kaliforninë Jugore, Eastman ishte një këshilltar i ngushtë i Trump në prag të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e presidentit që synonin të ndalonin certifikimin e fitores zgjedhore të Bidenit.
Ai shkroi një memo ku parashtronte hapat që zëvendëspresidenti Mike Pence mund të ndërmerrte për të ndërhyrë në numërimin e votave elektorale ndërsa kryesonte seancën e përbashkët të Kongresit më 6 janar, në mënyrë që të mbante Trump në detyrë.
Aktakuza pretendon se Eastman dhe të tjerët nxitën të vendosnin një listë me elektorë “alternativë” që të vërtetonin në mënyrë të rreme se Trump fitoi zgjedhjet. Ata u përpoqën t’i bënin presion Pence që të refuzonte ose të vononte numërimin e votave legjitime elektorale për Biden.
Scott Hall, i cili u akuzua për pjesëmarrje në një shkelje të pajisjeve zgjedhore në Coffee County rurale, u dorëzua gjithashtu në burgun e Qarkut Fulton të martën në mëngjes.
Dy të pandehur të tjerë, ish-avokati i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark dhe ish-kryetari i Partisë Republikane të Xhorxhias, David Shafer, kanë paraqitur dokumentet për transferimin e çështjes në gjykatën federale.
Willis ka paraqitur dokumentet në Gjykatën e Lartë të Qarkut Fulton, ku është ngritur aktakuza, duke kërkuar një datë gjyqi më 4 mars. Manovrat ligjore, të tilla si dhe përpjekjet për ta zhvendosur çështjen në gjykatën federale, mund ta bëjnë të vështirë fillimin shpejt të një gjyqi.
Avokatët e Clark argumentuan se ai ishte një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë dhe veprimet e përshkruara në aktakuzë “lidhen drejtpërdrejt me punën e tij në Departamentin e Drejtësisë, si dhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara”.
Avokatët e Shafer argumentuan se sjellja e tij “rrjedh drejtpërdrejt nga shërbimi i tij si kandidat për zgjedhje presidenciale”, veprime që ata thonë se ishin “në drejtimin e Presidentit dhe oficerëve të tjerë federalë”.
Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, javën e kaluar bëri argumente të ngjashme në një dosje në gjykatë federale, duke thënë se veprimet e tij ishin ndërmarrë në shërbim të rolit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Clark ishte një mbështetës i vendosur i pretendimeve të rreme të Trump për mashtrime zgjedhore. Në dhjetor 2020 uai paraqiti kolegëve një projekt-letër që i shtynte zyrtarët e Xhorxhias që të thërrisnin në një seancë të posaçme legjislative mbi rezultatet e zgjedhjeve, sipas dëshmisë përpara komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi 6 janarin për trazirat në Kapitol.
Clark donte që letra të dërgohej, por eprorët e Departamentit të Drejtësisë e refuzuan.
Shafer ishte një nga 16 republikanët e Xhorxhias që nënshkroi një certifikatë ku deklaronte në mënyrë të rreme se Trump kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe e deklaronin veten elektorë “të zgjedhur dhe të kualifikuar” të shtetit edhe pse Biden kishte fituar shtetin dhe një listë elektorësh demokratë ishin certifikuar.
Avokatët e Shaferit dhe zyra e prokurorit të qarkut ranë dakord të martën për një garanci prej 75,000 dollarësh.
Gjithashtu të martën, një dosje gjyqësore tregoi se siguracioni është vendosur në 10,000 dollarë për Shawn Still, një tjetër prej zgjedhësve të rremë që u zgjodh në Senatin e shtetit të Xhorxhias në nëntor 2022 dhe përfaqëson një distrikt në periferi të Atlantës. Apnews