ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 11 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 13 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 14 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 15 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Xhorxhia Meloni mund të bëhet kryeministrja e parë e ekstremit të djathtë në Itali

albnews by albnews
21 September, 2022
in Bota
0
Xhorxhia Meloni mund të bëhet kryeministrja e parë e ekstremit të djathtë në Itali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Julia Khrebtan-Hörhager & Evgeniya Pyatovskaya

Në vjeshtën e vitit 1922, Benito Mussolini, themeluesi ambicioz dhe karizmatik i Partisë Fashiste, u bë kryeministri më i ri i Italisë. Ai mori pushtetin pasi një marshimi në Romë, duke sjellë një periudhë të errët të sundimit totalitar. Një shekull më pas, Italia duket se do të drejtohet sërish nga një udhëheqëse e ekstremit të djathtë.

RelatedPosts

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Pakistani ‘në gjendje lufte’, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Të dielën e ardhshme, votuesit pritet të si kryeministren e re Xhorxhia Melonin, drejtuesen e partisë Fratelli d’Italia, Vëllezërit Italianë, një parti prejardhja e së cilës është tek fashistët eMusolinit. Shumë italianë dhe evropianë janë të shqetësuar me të drejtë.

Ngjitja e saj e mundshme në krye të vendit, vjen në një kohë delikate për Italinë, vend idëmtuar jo pak nga problemet ekonomike të kohëve të fundit, inflacioni i lartë dhe kriza e emigracionit. Po ashtu, ajo ngre pikëpyetje të pakëndshme mbi idenë e identitetit dhe unitetit evropian.

Për më tepër, është një simptomë e gjendjes së keqe politike në Itali, por edhe e valëspopuliste që ka nisur të ketë sërish sukses në mbarë botën. Po kush është Xhorxhia Meloni?Ajo është akuzuar si një provokatore politike. Si një nacionaliste krenare, me qëndrime shumë të ashpra kundër emigrantëve, dhe që flet vazhdimisht për mbrojtjen e Italisë nga “islamizimi”.

Nga ana tjetër e paraqet veten si mbrojtëse e vlerave tradicionale familjare, duke e politizuar Krishterimin dhe amësinë, si gurët e themelit të identitetit autentik kombëtar italian. Në një fjalim të vitit 2019, ajo tha:“Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, nënë, jam italiane, dhe jam e krishterë!”.

Por Meloni është një kameleon politik. Ajo e ndryshon strategjinë sa herë që kjo ështëpolitikisht e dobishme për të. Kur ishte më e re e admironte hapur Musolinin, dhe e konsideronte atë një politikan të mirë. Por e pyetur në prag të zgjedhjeve të 25 shtatorit, nëse ishte dakord që udhëheqësi fashist ishte i keq për Italinë, ajo tha “Po”.

Me kalimin e viteve, ka shprehur admirim për liderë të konsideruar nga shumë analistë si ultra nacionalistë, si Vladimir Putin në Rusi , Viktor Orban në Hungari dhe Marin Lë Pen nëFrancë. Po ashtu, ajo është përpjekur të pozicionohet si e lidhur me konservatorizmin e Partisë Konservatore në Britani dhe Partinë Republikane në SHBA

Kohët e fundit, Meloni është përpjekur të distancohet nga mbështetja e mëparshme ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe të ritheksojë gatishmërinë e saj për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj. Dhe mesa duket ky truk ka funksionuar. Aleanca e ekstremit të djathtë e Fratelli d’Italia e Melonit dhe partitë që kanë të njëjtën qasje, Lega dhe Forza Italia, synojnë të fitojnë shumicën absolute në parlamentin e ri.

Por më shumë ka spikatur partia e Melonit. Sondazhet tregojnë se ajo do të fitojë çerekun e të gjitha votave. Një rritje e jashtëzakonshme. Nga pak më shumë se 4 për qind në vitin 2018,në mbi 25 për qind këtë vit. Kjo trajektore sugjeron që ose kjo parti ka hequr dorë nga lidhjet e saj historike me fashizmin, apo që shumë italianëve nuk u intereson më kjo gjë.

Fratelli d’Italia është një pasardhëse e partisë Lëvizja Sociale Italiane, e formuar nga mbështetësit e Musolinit pas Luftës së Dytë Botërore. Meloni është përpjekur të krijojë njëlloj distance me të kaluarën, duke deklaruar se e djathta italiane e konsideron fashizmin si njëdukuri të kufizuar në historinë e Italisë. Po ashtu ajo ka shfrytëzuar ndjenjat kombëtare të pasigurisë dhe ankthit, të shkaktuara nga krizat e shumta me të cilat është përballur vendi gjatë 2 viteve të fundit.

Këtu përfshihet pandemia e Covid-19 që goditi rëndë Italinë, dhe krizat e mëdha humanitare ende të pazgjidhura, të shkaktuara nga migrimi masiv përmes Detit Mesdhe, ku Italia është vendi kryesor pritës i emigrantëve që zbarkojnë në Evropë. Ndërkohë, ky vend po përballet me një inflacion në rritje, dhe një krizë energjetike të vazhdueshme, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe strategjia e Putinit për ta përdorur gazin e saj si një armë kundër Bashkimit Evropian.

Përballë këtyre krizave, Meloni e ka pozicionuar veten si njeriu që do ta “shpëtojë” Italinë. Historia ka vërtetuar se në kohëra të pasigurita, liderët karizmatikë ultra-nacionalistë priren të dalin mirë në zgjedhje. Me një formulë të njohur të vendosjes së Italisë “në plan të parë”, euroskepticizmi , ksenofobia dhe islamofobia e Melonit – të ripaketuara si patriotizëm – kanëfituar shumë popullaritet tek italianët.

Por suksesi i Fratelli d’Italia, nuk ka të bëjë vetëm me Melonin. Ana e kundërt e suksesit të saj, është dështimi i partive të tjera, dhe kaosi i shkaktuar nga rënia e qeverisë që preku shumë nga partitë që konkurrojnë kundër saj. Zgjedhjet e parakohshme në Itali pasuan dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi , një ekonomist i admiruar në arenën ndërkombëtare me nofkën “Super Mario” për shkak të menaxhimit mbresëlënës që i bëri krizës së eurozonës kur ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Draghi drejtoi një koalicion të gjerë, por u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik, në mesin e një krize ekonomike dhe politike të thelluar, kur disa partnerë të koalicionit u thyen kundër kryeministrit. Italia ka pasur historikisht shumë probleme lidershipin e saj politik. Sistemi politik siguron vetëm qeverisje me koalicion.

Dhe kjo nënkupton shpesh qeverisje nga një grupim partish, axhendat dhe vizionet e të cilave mund të jenë drastikisht të ndryshme, madje ndonjëherë gati reciprokisht përjashtuese.

Rënia e qeverisë Draghit ka dëmtuar shumë parti në të gjithë spektrin politik, përfshirë Lëvizjen 5-Yjet dikur shumë popullore.

Partitë politike që po përfitojnë nga ky kaos politik kanë qenë kryesisht ato të djathta. Meloni ka garuar në këtë fushatë me sloganin ”Pronta a Governare” (Gati për të qeverisur!). Por tani pyetja është nëse Italia është gati për Melonin si kryeministre. / “The Conversation” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result