Xhudistët kapërcejnë Zagrebin, shkojnë direkt në Tokio

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grand Prix të Zagrebit, që nis sot.

Trajneri Driton Kuka ka vendosur që të mos i dërgojë garuesit, ndonëse ishte paralajmëruar pjesëmarrja, për t’i kursyer nga lodhja, meqë për më pak se një muaj nis Kampionati Botëror në Tokio. E sipas Kukës, fokusi i tij është që garuesit nga Kosova të përgatiten sa më mirë për këtë ngjarje, ku pret paraqitje të mira, natyrisht edhe medalje, shkruan sot Koha Ditore.

Kuka të premten për gazetën ka thënë se garuesit e tij kanë pasur gara të mjaftueshme gjatë këtij viti. Botërori në Tokio nis muajin e ardhshëm, më 25, dhe përfundon më 1 shtator. Sipas Kukës, paraqitja e xhudistëve në lojërat evropiane “Minsk 2019” ua ka vënë kapakun të gjitha garave të këtij viti. Në këtë ngjarje, tre prej katër xhudistëve u kthyen me medalje. Majlinda Kelmendi doli e artë, Nora Gjakova e argjendtë, kurse Loriana Kuka e bronztë.

Share This Article