Xi Jinping kritika të drejtpërdrejta ndaj Kremlinit: Putin të mos përdorë armët bërthamore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti kinez Xi Jinping i ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë homologut të tij rus, Vladimir Putinit të mos përdorë armët bërthamore në Ukrainë, në kritikën më të ashpër të Kinës ndaj Kremlinit deri më sot.

Xi i kërkoi gjithashtu kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po vizitonte Pekinin, të nxiste bisedimet e paqes duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet “të krijojë kushte për rifillimin e negociatave dhe të kundërshtojë përdorimin e armëve bërthamore .

Scholz, lideri i parë perëndimor që viziton Pekinin që kur presidentit kinez iu dha mandati i tij i tretë si udhëheqës, i kërkoi atij të ushtrojë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund sulmeve që kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar qytete të tëra.

“Presidenti Xi dhe unë jemi dakord: kërcënimet bërthamore janë të papërgjegjshme”, tha Scholz pas takimit. “Duke përdorur armë bërthamore, Rusia do të kalonte një vijë që komuniteti i shteteve ka tërhequr së bashku”, u shpreh ai.

Share This Article