Xi Jinping takon Bill Gates në Kinë, e quan atë ‘një mik të vjetër’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri kinez Xi Jinping ka thënë se SHBA dhe Kina mund të bashkëpunojnë në mënyrë që të kenë benefit dy shtetet. Këtë Jingping e tha të premten në një takim me themeluesin e Microsoft Bill Gates. Shumë shpejt pritet që Kinën ta vizitojë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, transmeton Gazeta Metro.

Transmetuesi shtetërorë kinez CCTV tregoi Jingpingun teksa thoshte se është i lumtur që takon Gatesin të cilin e quajti mik të vjetër. Hera e fundit që ishin parë dyshja kishte qenë para pandemisë.

Xi Jingping i tha Gatesit se boshti i marrëdhënieve SHBA-Kinë mbështetet tek njerëzit. Ai tha se dyja vendet mund të ndërmarin masa të cilat do të kishin benefit për njerëzimin, raporton The Associated Press.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë dëmtuar nga çështjet si të drejtat e njeriut, Tajvani por edhe siguria apo të drejtat teknologjike.

Vizitat e liderëve biznesorë në Kinë vijnë në një moment kur ky vend po mundohet të nxisë interesimin e investitorëve në ekonominë kineze në mënyrë që ta ulë ngadalësimin e saj. Drejtori Ekzekutiv i Apple Tim Cook gjithashtu e kishe vizituar Kinën në mars.

Udhëtimi i fundit i Gates ishte në vitin 2019 ku ishte takuar me zonjën e parë kineze Peng Liyuan me të cilën kishin biseduar për përpjekjet e Gates Foundation për parandalimin e HIV/AIDS.

Share This Article