“Yacht Marina u rrëzua”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Berishës: Ky është një projekt në bashkëpunim me NATO-n

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha në një dalje për mediat ka akuzuar qeverinë për ndërtimin e “Yacht Marina” në Durrës, ku ka theksuar se ai është një projekt korruptiv që sipas tij është sulmuar dhe nga vetë NATO.

Kapiteni në Ministrinë e Mbrojtjes, Emrush Bejdo i ftuar këtë të enjte te “Sheshi I Dollarit”, i është kundërpërgjigjur Berishës duke u shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se projekti është i mirë menduar dhe i projektuar në bashkëpunim me NATO-n.

“NATO ka ciklet e veta të vendimarrjes, ku në programin e saj për rindërtim është si qëllim i të gjithë vendet.  Ne kemi qenë të përfshirë në këtë proces dhe kapaciteti bëhet në bazë të asaj qe ne mund të mbulojmë, në bazë të kapaciteteve për të mbushur kërkesat e NATO-s.

Kapacitetet e hapësirave në port bëjnë të mundur pritjen e disa anijeve dhe po ashtu ka ambiente të mjaftueshme për të pritur tanke dhe mjete të tjera për mjete të blinduara.

NATO kërkon që të ketë një vend për pritjen e këtyre pajisjeve. Shqipëria ka shërbyer për shumë aktiviteteve të NATO-s. NATO i ka proceset të planifikuara në advancë dhe nuk ka surpriza, ne kemi një eksperiencë të mirë dhe Shqipëria e ka kaluar një projekt të tillë që është baza e Kuçovës dhe është një projekt jetik për ne dhe për NATO-n.

Ne vendin tonë nuk ka një bazë të mirëfilltë për NATO-n, ka qenë vetë porti që i ka pritur këto anije, ndaj është e rëndësishme që tashmë të priten anijet e klasit më të madh që ka NATO. Porti i Ri është ai që ka një ambient të detajuar për të përmbushur të gjithë kërkesat që i duhen NATO-s për pajisjet e saj”, ka thënë ai.

Share This Article