Rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat se romanca e supozuar mes Lamine Yamal dhe reperes argjentinase Nicki Nicole ka marrë fund vetëm 13 ditë pasi u raportua se kishin nisur të shiheshin bashkë.
Sipas mediave të Amerikës Latine, artistja 25-vjeçare thuhet se ka gjetur një “muzë” të re – mesfushorin e talentuar argjentinas Franco Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
Situata ka krijuar menjëherë tensione, pasi Mastantuono, 18 vjeç, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Yamal luan për Barcelonën.
Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ndërsa një tjetër shkruan me humor: “Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”.
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fansave ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke kujtuar se Mastantuono është prej kohësh në një lidhje me Fio Augustinelli.
As Yamal, as Mastantuono dhe as Nicole nuk kanë reaguar për lajmet e qarkulluara. Ndërkohë, babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, e minimizoi krejt situatën duke deklaruar: “Këto janë gjëra fëmijësh. Nuk e njoh fare, as nuk e di se ç’fytyrë ka.”
Nicki Nicole, me emrin e vërtetë Nicole Denise Cucco, është një nga artistet më të njohura latine, me mbi 22 milionë ndjekës në Instagram dhe afro 18 milionë dëgjues mujorë në Spotify.