Yjet e futbollit dhurojnë para për të vazhduar kërkimet për Salan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas lajmit se kërkimet për lojtarin e zhdukur të Cardiff Cityt, Emiliano Salan, nuk do të vazhdojnë, një numër i madh i futbollistëve të famshëm kanë dhuruar para për ta financuar vazhdimin e kërkimit.

N’Golo Kante, Ilkay Gundogan, Clorentin Tolisso, Lucas Lima, Geoffrey Kondogbia, Benoit Costil, Leo Dubois, Demaray Gray, Fabio, Clement Grenier dhe Nordi Mukiele, janë disa lojtarët që kanë kontribuar në fondacionin e themeluar nga familja e Salas.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te klubi i Premierligës javën e kaluar, përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosi të mos e vazhdojë këtë proces pasi që nuk gjeti asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

Por, familja e Salas nuk është e gatshme të dorëzohet dhe tani është bërë e ditur nga e përditshmja angleze, The Sun, se ata do të paguajë anijë dhe aeroplanë për ta gjetur Salan dhe për ta zbuluar se çfarë i ka ndodhur atij.

Nëna e argjentinasit, Mercedes Sala, është duke udhëtuar sot për në ishujt afër vendit ku dyshohet se është rrëzuar aeroplani. Në këtë vend tashmë ka arritur agjenti i lojtarit të zhdukur, Meissa N’Diaye.

Dje, motra e Salas, Roma, duke qarë, kërkoi nga policia që të mos i ndalin kërkimet derisa ta gjejnë vëllain e saj, i cili është zhdukur që katër ditë.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e ndaloni kërkimin. Nga thellësia e zemrën time e di se Emiliano është një luftëtar dhe ai dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ata nuk do të dorëzohen, kështu që ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka thënë Romina Sala.

Policia ka bërë të ditur se ka shumë pak mundësi që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar. Aeroplani i tyre po udhëtonte nga Nantes në Cardiff  dhe u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply