Lojtarët shqiptar nëpër Evropë kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, me disa prej tyre që kanë fituar edhe tituj.
Jo vetëm se kanë fituar trofe nëpër ligat ku luajnë, ata kanë arritur të kenë ndikim në ndeshjet që kanë luajtur, duke i afruar skuadrat drejt objektivave të tyre.
Amir Rrahmani ishte fantastik te Napoli, duke arritur të bëjnë mrekulli në Serie A, për të fituar Scudetton disa xhiro pa përfunduar sezoni.
Një sezon fantastik e pati edhe Milot Rashica, që ishte i huazuar te Galatasaray nga Norwichi dhe një xhiro para fundit e fituan titullin kampion.
Edhe më dramatik ishte rrugëtimi i Arbnor Mujës te Antwerpi, që ia dolën vetëm në ndeshjen e fundit të siguronin titullin, para rivalit Genkut.
Arijanet Muric ishte i jashtëzakonshëm te Burnley, duke ia mundësuar skuadrës së tij rikthimin në Ligën Premeir nga Championshipi, ndërsa me pritjet dhe lojën e tij me këmbë e ndihmoi shumë trajnerin Vincent Kompany.
Titullin kampion e fitoi edhe Donat Rrudhani, ku me Young Boysin e mposhtën dukshëm në garë Servetten, ku grumbulluan 74 pikë, për dallim nga kundërshtari i tyre më i afërt që kishte vetëm 58 sosh.
Muja dhe Rrudhani për dallim nga të tjerët që fituan ligat, ia dolën të fitonin edhe kupat në ligat ku luajnë.