Disa nga aspektet e pazakonta rreth futbollit olimpik të meshkujve janë më të qarta kur merret parasysh mungesa e yllit Neymar. Ky vendim përzgjedhës nuk varej nga Brazili, por nga klubi i Paris Saint-Germainit dhe trajneri Mauricio Pochettino. Neymar mund të pengohet që të bëjë më shumë ndeshje për vendin e tij sesa të përgatitet për një sezon të ri me ekipin që i paguan miliona euro në muaj. Në mungesë të Neymarit, Brazili ka llogaritur në Richarlison për gola në Lojërat Olimpike. Edhe pse si Neymari, Richarlisoni kishte qenë i grumbulluar me Brazilin për dy muaj. Të dy ishin në ekipin e Brazilit që humbi nga Argjentina tri javë më parë në finalen e Copa Americas. Ndryshe nga Neymari, ekipi i Evertonit ishte i gatshëm të lejonte Richarlisonin të shtyjë kthimin e tij për sezonin e ri të Premier League për të ndihmuar Brazilin të mbrojë medaljen e artë olimpike.
“Është një ëndërr të vish këtu”, tha Richarlison para gjysmëfinales të së martës kundër Meksikës. “Si fëmijë, unë gjithmonë shikoja ndeshjet në televizor dhe gjithmonë doja të luaja në Olimpiadë, kështu që luftova për të qenë këtu. Jam shumë i lumtur dhe falënderova Evertonin që më liroi. Nëse nuk do të ishte për ta, unë nuk do të isha këtu. Ata më japin pagën”.
Për Copa American ose Kampionatin Botëror, Evertoni nuk do të kishte asnjë fjalë për këtë çështje. Por futbolli olimpik i meshkujve nuk është në kalendarin ndërkombëtar të FIFA-s, që i detyron klubet të lirojnë lojtarët për vendet e tyre ose rrezikojnë ndëshkimet. Sidoqoftë, Spanja është një lëshim i rrallë – klubet e saj duhet të lëshojnë lojtarët për ekipin olimpik të Spanjës.
Turneu olimpik i i meshkujve është shndërruar nga një ngjarje amatore, duke filluar 30 vjet para debutimit të Kampionatit Botëror në vitin 1930, në një garë të të rinjve, duke pasur parasysh kufirin e zakonshëm të moshës prej 23 vjetësh. Tre lojtarë më të vjetër lejohen, kjo është arsyeja pse Neymari ishte në dispozicion për lojërat olimpike “Rio 2016”, vetëm pasi ra dakord me Barcelonën të anashkalonte Copa American e atij viti. Ishte penalltia e Neymarit që fitoi medaljen e artë në fitoren ndaj Gjermanisë në stadiumin “Maracana” të mbushur plot dhe krijoi një nga momentet më elektrizuese të Lojërave në Rio. Por Neymarit i është dashur të shikojë nga larg se si shoku i tij, Richarlisoni kishte veshur fanellën e tij të zakonshme me numrin 10.
“Ai e di që unë mund ta mbaj përgjegjësinë mbi supet e mia” tha Richarlison, duke rrëfyer thirrjet e tyre të rregullta telefonike.
Me pesë gola në katër ndeshje në Olimpiadë, Richarlison tashmë ka shënuar një më shumë se Neymari pesë vjet më parë. Ai gjithashtu vendosi fitoren e Barazilit kundër Egjiptit në ndeshjen çerekfinale. Të qenit në qendër të vëmendjes te Brazili në vend të Neymarit, edhe në Lojërat Olimpike, mund të jetë një përvojë e përsosur për Richarlisonin.
“Ndihem i fortë fizikisht dhe mendërisht,” tha ai. “Unë jam i ri dhe kam karrierën përpara, kështu që duhet ta shfrytëzoj sa më shumë që të jetë e mundur. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu me shokët e mi të skuadrës duke dhënë gjithçka nga vetja për ta mbrojtur medaljen e artë”.
Është vlera e arit që mbetet për debat përderisa skuadrat olimpike nuk janë më të fortat e mundshme. Për egjiptianët, prania e Richarlisonit në fushë të shtunën nxori në pah sa shumë do të kishin përfituar nëse do ta kishin pasur në fushë një lojtar tjetër që luan në Premier League, Mohamed Salahun e Liverpoolit.
“Për sa kohë që ne nuk jemi vendimmarrës dhe për sa kohë që klubi merr vendimin për të, unë nuk mund të them asgjë për këtë”, tha trajneri i Egjiptit, Shawky Gharib. “Unë do të doja që Olimpiada të përfshihej në kalendarin ndërkombëtar”.
Nuk ka asnjë shenjë se kjo po ndodh edhe pse FIFA është në bisedime me kombet, ligat dhe klubet për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare pas vitit 2024.
Por futbolli është i sigurt si një sport olimpik. Ndërsa shumica e ndeshjeve po luhen në stadiume të zbrazëta në Japoni për shkak të pandemisë, zakonisht futbolli llogarit më shumë bileta të shitura në një Olimpiadë. Më shumë se 30 mijë tifozë morën pjesë në çdo ndeshje të meshkujve në vitin 2016.
Për lojtarët ekziston përvoja unike e lënies së “flluskës” së futbollit dhe përzierjes në fshatin olimpik. Sulmuesi i Spanjës, Dani Olmo, pati mundësinë ta shihte tenistin Novak Gjokoviq.
“Në fshatin olimpik, ju jetoni me yje. Dhe, është një atmosferë e pabesueshme për ne”, tha Olmo.
Olmo dhe pesë shokë të skuadrës spanjolle janë duke u përgatitur për gjysmëfinalen me Japoninë, pasi ishin pjesë e Kampionatit Evropian, ku Spanja u eliminua në gjysmëfinale muajin e shkuar.
“Shumica më pyesin se përse nuk pushoj, por për mua pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një mundësi e madhe”, insistoi Olmo.