Ylli botëror Dua Lipa kryeson listën e të pasurve nën 30 vjeç në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat.

Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, këngëtarja shqiptare kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Viti i fundit ka qenë më i suksesshmi në karrierën e saj, me fitime rekord nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili i solli rreth 97 milionë euro, shkruan DailyMail.

Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podcasti dhe klubi i saj i librave, si dhe bashkëpunimeve luksoze me markat Porsche dhe Versace.

Pasuria prej 129 milionë paund e krijueses së hitit Levitating e lë atë shumë larg në krye, përpara yllit të Spider-Man, Tom Holland, i cili ka një pasuri prej 35.7 milionë paund. Pesë të parët në listë plotësohen nga këngëtari Lewis Capaldi (35 milionë paund), aktorja e Stranger Things, Millie Bobby Brown (24 milionë paund) dhe çifti i reality show Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury (22.1 milionë paund).

1, Dua Lipa 129 milionë £

2, Tom Holland 35.7 milionë £

3, Lewis Capaldi 35 milionë £

4, Millie Bobby Brown 24 milionë £

5, Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury 22.1 milionë £

6, Sophie Turner 21.9 milionë £

7, Jorja Smith 17 milionë £

8, Dave 16.8 milionë £

9, Aitch 14.4 milionë £

10, Asa Butterfield 13.7 milionë £

Share This Article