Ylli i Gjermanisë paralajmëron: Koha të luajmë fëlliqtë kundër Mbappes dhe Francës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Antonio Rudiger ka thënë se është i gatshëm të bëjë lojë të fëlliqur kur Gjermania e tij të përballet me Francën plot yje në ndeshjen e tyre hapëse në Kampionatin Evropian 2020 të martën.

Gjermania përballet me shortin më të vështirë në turneun e kësaj vere, pasi do të përballet me kampionen në fuqi Portugalinë dhe Hungarinë po ashtu në të ashtuquajturit “Grupi i Vdekjes”.

Së pari, skuadra e Joachim Low do të përballet me kampionen e botës Francën dhe Rudiger e pranon se atij dhe bashkëlojtarëve të tij do t’iu duhet të luajnë fort për ta ndalur Mbappen me shokë.

Mbrojtësi i Chelseat, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e fundit, foli para gazetarëve për përballjet me treshen e frikshme Mbappe, Karim Benzema dhe Antoine Griezmann.

“Natyrisht, Franca ka sulmues të mirë, prandaj ne duhet të jemi të gatshëm për t’i fituar sfidat një kundër një”, tha Rudiger.

“Duhet të luajmë pakëz fëlliqtë, jo të jemi gjithmonë të mirë apo të përpiqemi të luajmë futboll të bukur”, shtoi ai.

“Kundër lojtarëve të tillë duhet ta tregosh veten”.

Share This Article