Ylli i kombëtares italiane, Federico Chiesa, derisa po festonte triumfin në Euro 2020 ka përshendetur tifozët shqiptarë.
Të kaltrit filluan festimet që nga Londra deri në Itali, me lojtarët që parakaluan para përkrahësve të tyre, pasi mposhtën Anglinë në finalen e Euro 2020.
Për një moment, Chiesa ka përshëndetur tifozët shqiptarë, duke falënderuar për mbështetjen e ofruar.
“I përshëndes të gjithë tifozët në Shqipëri, përqafime”, thotë anëtari i Juventusit në një video të publikuar në internet.
Edhe pse ky triumf vlen shumë për italianët, Chiesa nuk hezitoi t’i përshëndeste tifozët shqiptarë.