Kyle Walker tashmë ka ateruar në Milano dhe gjithçka tregon se në orët e ardhshme ai do të bëhet shok skuadre me Alvaro Morata, Theo Hernandez dhe Alex Jimenez, lojtarë të cilët në të kaluarën kanë luajtur për Real Madridin.
Walker i cili për shumë vite ishte pjesë e Cityt dhe i ndihmoi ata të arrijnë suksese të mëdha si në Angli ashtu edhe në Evropë, i kërkoi personalisht Pep Guardiolës ta lejojë largimin e tij.
Tashmë sipas një raportimi të fundit nga Marca, Real Madridit i është ofruar mundësia që ta transferojë atë si lojtar të lirë në janar, por drejtuesit e klubit e kanë refuzuar këtë.
Për Ancelottin transferimi i tij do të ishte një lajm i mirë për shkak të problemeve në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Lucas Vazquez që nuk po paraqitet në nivelin e duhur dhe me Dani Carvajal të lënduar rëndë.
Drejtuesit e klubit vendosën që të prisnin në rast se Liverpooli do të dorëzohej për Alexander-Arnold, por kjo duket se nuk do të ndodhë dhe ai do të mbetet pjesë e tyre të paktën deri në verë.
Duke parë se transferimi në Madrid është një opsion i pamundur, Walker mori vendimin që t’i bashkohet një tjetër klubi historik si Milani, që në vitet e fundit është karakterizuar nga inkorporimi i lojtarëve veteranë./Telegrafi/