Ylli i Napolit te RB Leipzigu për 23 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fantazisti i Napolit dhe Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas pritet të prezantohet në Bundesligë te RB Leipzig. 24-vjeçari shihet si zëvendësi i Emil Forsberg, që do largohet pas dhjetë vitesh nga klubi gjerman.

Sky në Gjermani bën me dije se Elmas do prezanohet në ditët në vijim dhe gjithçka mes klubeve është arritur për shumën e 23 milionë eurove. Dëshira për të afruar yllin e Napolit ishte që verën e shkuar, me gjermanët që për shkaqe financiare afruan Xavi Simons dhe Fabio Carvalho.

Gjatë qëndrimit të tij katër vite e gjysmë te Napoli, Elmas bëri 189 paraqitje, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 11 asistime. 24-vjeçari pritet të udhëtojë në kampin stërvitor të Leipzig në La Manga për të takuar shokët e tij të rinj më 2 janar.

Share This Article