Ylli i “Onlyfans” i rikthehet futbollit, shënon gol në debutim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Madelen Rajt mori një vëmendje tejet të madhe në mediat britanike, e cila u përjashtua nga Çarlton për shkak të një skandali.

Më pas ajo u bë pjesë e “Onlyfans” duke u shprehur se fiton shumë herë më shumë se në futboll dhe se gjithashtu kjo gjë i ndryshoi jetën.

Gjithsesi, për Rajt futbolli ka qenë zgjedhja e vetme e zemrës së saj, e cila në shumë intervsiat është shprehur që ishte penduar që nuk vazhdoi të luante, pasi ëndrra e saj ishte që të vishte njëherë fanellën e Çelsit.

Duket se ëndrra e modeles së njohur është rikthyer dhe njëherë, pasi së fundmi ajo ka firmosur një kontratë me klubin e Lejton Orient.

Gjithashtu duket se gjërat po shkojnë mjaft mirë për Rajt, e cila në debutimin e saj shënoi dhe një supergol në fitoren që Lejton arriti në Kupën FA përballë Çeshunt me rezultatin 4-2.

Share This Article