Autoritetet franceze kanë nisur një hetim ndaj futbollistit maroken, Achraf Hakimi, i cili akuzohet për përdhunim. Lajmi raportohet nga CNN duke iu referuar një burimi të afërt me organin e hetimit.
Achraf Hakimi, me origjinë spanjolle, është mbrojtës krahu te Paris Saint-Germain. Ai ishte autor i penalltisë që çoi Marokun në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar.
Zyra e Prokurorit në Nanterre të Francës nuk dha më shumë detaje në lidhje me hetimin, duke u shprehur se informacionet e mëtejshme mund të rrezikojnë vijimin e hetimit për të zbardhur të vërtetën.
Deri tani nuk ka pasur një reagim nga ana e futbollistit apo klubit kampion të Francës.